Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi me rezultat pozitiv në pjesën e parë ndaj Anwilit

NULL NULL
24.09.2025 19:52

Bashkimi po e mposht Anwilin në pjesën e parë të kualifikimeve të FIBA Europe Cup me rezultat 39:37.

Çereku i parë u takoi prizrenasve të cilin e fituan me tetë pikë më tepër, 26:24.

Ndërsa në 10 minutëshin e dytë, mysafirët arritën që të dalin fitues me rezultat 15:22, por që në rezultatin e përgjithshëm nuk arritën të ndikojnë për shkak të epërsisë së krijuar nga Bashkimi në çerekun e parë, njofton Klankosova.tv.

Më i miri në parket gjatë pjesës së parë te Bashkimi ishte Bailey i cili realizoi 12 pikë, një asistim dhe tre topa të vjedhur, teksa te Anwil u dallua Michalak me tetë pikë të realizuara.

Në tribuna “Arpagjik’t” dhuruan spektakël teksa e kujtuan edhe njërin nga tifozët më besnik të klubit, i njohur me nofkën “Bonsaton” i cili ka vdekur, duke shkruar “pusho në paqe, djali i krejt lagjeve”.

lajme të ngjashme