Bashkimi i pamposhtur ia “dhuron” humbjen e parë Prishtinës NULL NULL 01.11.2025 18:54 01.11.2025 18:54 Foto nga arkivi Bashkimi ka shënuar fitoren e katërt me radhë pasi ka mundur thellë Sigal Prishtinën, 106-88. Kyan Anderson me 31 pikë dhe Isaiah Cousins me 23 sosh ia sollën fitoren e klubit vendës. Ndërkaq, Arian Azemi me 22 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te Prishtina. Prizrenasit udhëhoqën në të katër çerekët, dhe përpos një lëkundjeje në fund të çerekut të tretë e mbajtën avantazhin me shumë stabilitet. Ata tani ndodhen të parët me tetë pikë dhe bilanc të përsosur pas katër xhirosh, teksa pas tyre vjen Prishtina me shtatë sosh.