Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për pozitën e parë

NULL NULL
21.12.2024 19:24

Bashkimi e ka mposhtur Sigal Prishtinën me 10 pikë epërsi, 83:73.

Ekipi nga Prizreni u tregua më efikas qysh në 10-minutëshin e parë të takimit, të cilin e fitoi me 11 pikë epërsi, 32:21.

Në çerekun e dytë triumfoi Sigal Prishtina me rezultat 17:13, ku e ngushtoi epërsinë, teksa në të tretin ishte sërish Bashkimi që triumfoi me rezultat 19:24.

Ndërsa, çereku i fundit ishte dramatik, të cilin në fund e fitoi Sigal Prishtina, por jo mjaftueshëm me pikë sa për të ndikuar në rezultatin e përgjithshëm.

Më i dalluari te Bashkimi ishte amerikani Smith, i cili shënoi 18 pikë, dha shtatë asistime e vodhi pesë topa, kurse te Sigal Prishtina u dallua Williams i cili shënoi 15 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi gjendet në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa ka edhe Trepça që është në të parin, kurse Sigal Prishtina pozicionohet e pesta me 18 sosh.

lajme të ngjashme