Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkësitë lokale grumbullojnë ndihma për Ukrainën (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 02.08.2022 20:54

Në 18 bashkësi lokale të komunës së Prishtinës ka filluar të bëhet mbledhja e ndihmave për ukrainasit të cilët gjenden në luftë.

Kjo është një iniciativë e komunës së Prishtinës në bashkëpunim me ushtarët ukrainas të KFOR-it të cilët gjenden në Kosovë.

Të gjithë prishtinasit të cilët duan të ndihmojnë me veshmbathje, me batanije, jastëk e konserva ushqimore këtë mund ta bëjnë duke i dorëzuar ato në objektet e bashkësive lokale në lagjet e tyre.

Ato më pas do të grumbullohen në objektin e komunës në lagjen “Arbëria”, ndihma të cilat ushtarët ukrainas të KFOR-it do të i dorëzojnë në vendlindjen e tyre.

lajme të ngjashme