Bashkëpunimi ndërmjet shteteve, në fokus të takimit të fundit të Presidentes Osmani NULL NULL 05.02.2026 17:18 05.02.2026 17:18 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy. Përmes njoftimit për media, Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. “Diskutim përmbajtësor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv