Bashkëluftëtari i Ramadanit: E morëm me shqetësim lajmin për arrestimin e tij, besojmë se do të lirohet (VIDEO) NULL NULL 18.07.2024 19:05 18.07.2024 19:05 Luan Jahiri, nënkryetar i OVL UÇKsë në Ferizaj Luan Jahiri, nënkryetar i OVL-UÇK-së në Ferizaj, ka thënë se e kanë marrë me shumë shqetësim arrestimin e ish-bashkëluftëtarit të tyre, Blerim Ramadani, nga Maqedonia e Veriut me urdhërarrest të Serbisë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë në Shkup do ta lirojnë Ramadanin. “Lajmin e kemi pritur me shqetësim të jashtëzakonshëm, është një shqetësim i përgjithshëm ku ende 25-vjet pas luftës veteranët e UÇK-së pësojnë nga Serbia akuza falso të tyre, ne ende nuk po mundemi të lëvizim nëpër shtete që i kemi shtete mike, ende arrestohemi për ato akuza të fabrikuara”. “Jemi në pritje të përfundimit të seancës në Shkup, aty ka shumë bashkëluftëtar në Shkup që janë, është edhe ambasadori i Kosovës që e falënderojmë se i ka qëndruar afër. Besojmë dhe shpresojmë se do të lirohet Blerimi”, ka thënë Jahiri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 41 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 1 orë më parë