Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase se nënën e kam nga Kosova (VIDEO) NULL NULL 05.04.2025 10:00 05.04.2025 10:00 Lulzim Basha, politikan në Shqipëri Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, foli për jetën e tij familjare. Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po të mos e kishte bashkëshorten e tij në krahë, transmeton Klankosova.tv. Basha, kur u martua me Aurelën, u kthyen bashkë në Tiranë nga Kosova, e lidhur me këtë, ka diçka për të thënë për popullin tonë. “Mua më pëlqen populli shqiptar, kosovarët më pëlqyen dhe më pëlqejnë jashtë mase, sepse e kam nënën kosovare”, tha Basha. “Kur shoh vajzat kosovare të zgjuara, të mira, nga Dua Lipa e Rita Ora, më bëhet zemra mal për suksesin e tyre”, tha tutje ai. Ndër të tjera, ai flet për vështirësitë që ka në jetën mes familjes dhe politikës. “Fushata ta merr gjithë jetën personale, s’mbetet gjë. Edhe angazhimi publik, politik është i tillë gjithashtu. Por në fund ka diçka, një balancë minimale, sepse nuk mund të jesh asgjë, pa qenë në radhë të parë njeri dhe familjar. Pra në çdo profesion është familja që paguan taksën e punës s prindit”, u shpreh Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota (VIDEO) 5 minuta më parë
Lajme Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me von der Leyen? (VIDEO) 27 minuta më parë