Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barnat e Serbisë shiten në krejt Kosovën

NULL NULL
02.06.2015 19:20
Bazë për këtë u tha të jetë një marrëveshje e bërë në Bruksel, në fund ta majit, mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila, sipas shefit të zyrës së Serbisë në Kosovë, Dejan Paviceviq, thotë se certifikata e prodhimeve farmaceutike do të jetë neutrale përsa i përket statusit

Barnat e prodhuara në Serbi do të mund të shiten pa asnjë problem në tërë territorin e Kosovës.

Kështu u tha pas një takimi që drejtori i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Arianti Jakupi pati sot në veri të Mitrovicës me shefin e zyrës së Serbisë në Kosovë, Dejan Paviqeviq dhe përfaqësuesit e barnatoreve në këtë pjesë të Republikës.

Në këtë tubim u njoftuan pronarët e barnatoreve me procedurat e reja të blerjes nga Serbia dhe shitjes së ilaceve në fjalë, brenda territorit të Kosovës.

Bazë për këtë u tha të jetë një marrëveshje e bërë në Bruksel, në fund ta majit, mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila, sipas Paviceviq, thotë se certifikata e prodhimeve farmaceutike do të jetë neutrale përsa i përket statusit të Kosovës.

“Me këtë marrëveshje mundësohet që për herë të parë barnat e prodhuara në Serbinë Qendrore të shiten në krejt territorin e Kosovës dhe Metohisë. Kjo është me shumë rëndësi, si për barnatoret, ashtu edhe për banorët, e po ashtu edhe për prodhuesit e ilaceve në Serbi dhe biznesmenët që merren me to”, ka thënë Paviqeviq, njofton Radio Kim, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij, barnat serbe nuk janë shitur deri tashti në krejt territorin e Kosovës për shkak se nuk pati asnjë modalitet për tregti me kësi prodhimesh.

Me këtë rast është thënë se në veri të vendit janë licencuar dhe regjistruar katër kompani që mund të bëjnë tregti me këto produkte medicinale të Serbisë. Afati për licencim ishte 31 maji.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.