Barileva e etur, lagjja e fshatit pa ujë të pijshëm që nga paslufta NULL NULL 05.12.2024 15:59 05.12.2024 15:59 Rrahman Kurti, banor i fshatit Barilevë Rrahman Kurti, banor i fshatit Barilevë të Prishtinës, ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm në lagjen ku ai jeton në këtë fshat. Shqetësimin e tij e ngriti në emisionin “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova. Sipas tij, problemi me mungesën e ujit të pijes vazhdon prej 25 vitesh, ndërsa banorët thotë ai mbeten të varur nga bunarët dhe puset, të cilët shpesh prodhojnë ujë me cilësi të dobët, të pasur me gëlqere. “Furnizohemi me bunarë ose puse, kur ka thatësi të madhe ka mungesë të ujit, plus uji ka edhe sasi të tepruar të gëlqeres. Ujin e pijshëm shumë shpesh e blejmë me bidona dhe shishe”, u shpreh Kurti. Ai thekson se ujësjellësi është përuruar në Barilevë mbi 20 vite më parë dhe banorët e lagjes kanë kontribuar me 3000 euro për shtrimin e gypave. Megjithatë, uji nuk ka mbërritur kurrë te ta. “Në fshatin Barilevë ka mbi 20 vite që është përuruar ujësjellësi, ndërkaq ne kemi participuar si lagje me 3000 euro në atë kohë dhe gypat janë shtri, por uji s’ka ardhur”, tha ai. Një alternativë tjetër për furnizim me ujë nga një fshat fqinj ka mbetur pezull për shkak të mungesës së reagimit nga kompania e Ujësjellësit. “Problemin e kemi paraqitur edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme edhe tash, por kemi marrë vetëm premtime”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.