Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona “shkatërron” Real Madridin në kategorinë e femrave

NULL NULL
02.04.2026 21:49

Barcelona ka treguar superioritetin e saj absolut në futbollin e femrave, duke eliminuar Real Madridin me një rezultat të përgjithshëm prej 12-2 në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pas një fitoreje bindëse 6-2 në ndeshjen e parë në Madrid, ekipi katalunas nuk u ndal as në ndeshjen e kthimit, duke triumfuar me rezultat të pastër 6-0 para tifozëve të vet.

Ky ballafaqim ka vënë në pah diferencën e madhe që ekziston aktualisht mes dy rivalëve të përjetshëm në këtë kategori.

Ndërsa “Los Blancos” po përpiqen të rriten në skenën evropiane, Barcelona vazhdon të mbetet forca dominuese, duke u kualifikuar me meritë në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme