Barcelona pret një gjest nga Alvarez për të zhbllokuar transferimin NULL NULL 22.06.2026 10:44 22.06.2026 10:44 Barcelona nuk është dorëzuar për Julian Alvarez, pavarësisht se Atletico Madridi ka refuzuar radhazi të gjitha ofertat e paraqitura për 26-vjeçarin argjentinas. Drejtuesit katalanas besojnë se transferimi është ende i realizueshëm, por kërkojnë që vetë sulmuesi të bëjë hapin e radhës, transmeton Klankosova.tv. Sipas Mundo Deportivo, Barça shpreson që sulmuesi të shfrytëzojë daljet publike në media gjatë Botërorit, madje që në ndeshjen e sotme të Argjentinës kundër Austrisë, për të shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Nëse lojtari dhe agjenti i tij bëjnë këtë presion publik, Atletico do të detyrohej të vlerësonte shitjen. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse shifra që do të kërkojnë madrilenët do të jetë e përballueshme për Barcelonën, e cila sapo ka shpenzuar rreth 80 milionë euro për sulmuesin anglez, Anthony Gordon.