Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona në gjysmëfinale pavarësisht tregolëshit të Guirassy

NULL NULL
15.04.2025 22:53

Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Borussia Dortmundin.

Katalunasit kishin deklasuar Bletët me rezultat 4:0 në ndeshjen e parë, mirëpo gjermanët nuk u futën në ndeshjen e kthimit të dorëzuar.

Serhouy Guirassy realizoi tre gola në minutat 11’, 49’ dhe 76’, teksa Ramy Bensebaini shënoi autogol në minutën e 54-t.

Barcelona në rundin tjetër do të ketë punë me fituesin e përballjes midis Interit dhe Bayern Munchen-it.

lajme të ngjashme