Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona me ofensivë në Beograd, e ‘demolon’ “Yllin e Kuq”

NULL NULL
06.11.2024 23:27

Ylli i kuq i Beogradit (Cërvena Zvdezda) ka pësuar humbje të thellë nga Barcelona.

Midis Beogradit, skuadra katalunase shënoi hiç më pak se pesë gola, derisa i pësuan veç dy.

Golat për Barcën i realizuan Inigo Martinez, dy herë Robert Lewandowski, e nga një edhe Raphinha dhe Fermin Lopez.

Vendasit dy golat e tyre i shënuan përmes Silas dhe Milson, duke e pasur të pamundur t’i bënte ballë ofensivës së komanduar nga gjermani Hansi Flick.

Barcelona është në vendin e gjashtë të renditjes tabelare me nëntë pikë derisa Zvezda është vendin e parafundit pa asnjë pikë.

lajme të ngjashme