Barcelona ia tregon derën ter Stegenit pas një dekade NULL NULL 03.06.2025 17:16 03.06.2025 17:16 Barcelona po planifikon të ndahet me Marc-Andre ter Stegen gjatë kësaj vere, sipas mediumit Mundo Deportivo. Klubi katalanas synon të rinovojë portën dhe ka vendosur që sezonin e ardhshëm të mbështetet te Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny. Ter Stegen, që ka qenë titullar i padiskutueshëm për dhjet vjet radhë, nuk bën më pjesë në planet e drejtuesve. Një epokë po mbyllet në “Camp Nou”.