Barcelona gabon, vetëm barazim me Vallecanon NULL NULL 25.11.2023 16:22 25.11.2023 16:22 Barcelona nuk ka marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Rayo Vallecano në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Unai Lopez, në minutën e 39’, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Florian Lejeune, i cili realizoi autogol në minutën e 82’. Me gola nuk prodhoi kjo përballje dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Barcelona pas 14 xhirove pozicionohet në vendin e tretë me 31 pikë, teksa Vallecano me 19 pikë në pozitën e tetë. /Klankosova.tv.