Barcelona është gjallë, barazon rezultatin ndaj Interit NULL NULL 30.04.2025 21:42 30.04.2025 21:42 Barcelona e ka barazuar rezultatin ndaj Interit në 2:2 ndonëse po humbnin 0:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte Ferran Torres ai që e realizoi golin e dytë për katalunsit në minutën e 38-të pasi u asistua nga Raphinha. Lamine Yamal qe golashënuesi i golit të parë për vendësit të cilët po humbnin pas golave të Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries.