Barca qysh në pjesë në parë e bën “kumbulla” Espanyolin NULL NULL 03.11.2024 17:15 03.11.2024 17:15 Raphinha feston me shokët e skuadrës Barcelona është treguar e ‘pamëshirshme’ ndaj Espanyolit të Marash Kumbullës. 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduar 3:0 për skuadren e Hansi Flick. Dy golat e Dani Olmos e një nga Raphinia e vulosën rezultatin përfundimtar të pjesës së parë. Mbrojtësi shqiptar nuk pati paraqitje të mirë në këtë ndeshje, prandaj edhe për shkak të një lëndimi ai u zëvendësua në minutin e 40-të. Mbetet të shihet rrjedha e pjesës së dytë, nëse Espanyol do të arrijë të këndellet edhe të nxjerrë ndonjë rezultat të favorshëm, apo do të vazhdojë dominimi i “blaugranave”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.