Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barazohet seria e finaleve mes Pejës dhe Trepçës

NULL NULL
14.05.2023 17:21
Peja vs Trepça

19:40 – Është barazuar seria e ndeshjeve finale në mes të Pejës dhe Trepçës.

Tani dyja skuadrat kanë nga dy fitore.

Skuadra pejane fitoj sonte me rezultat 87:83, në palestrën “Karagaç”.

Skuadra mitrovicase me gjithë përpjekjen për ta arritur fitoren e tretë që do ta bënte kampion, nuk e arriti një gjë të tillë.

Tani mbetet të luhet edhe ndeshja e pestë mes këtyre dy ekipeve për t’u përcaktuar kampioni.

Kjo ndeshje pritet të luhet në palestrën “Minatori”

________________________________________________________________________________________

18:50 – Peja është në epërsi edhe në çerekun e tretë kundër Trepçës.

71 me 65 është rezultat i 30 minutave lojë në “Karagaç”.

Aktualisht me fitoren eventuale të skuadrës pejane, seria e ndeshjeve finale do të barazohej 2:2.

Dhe kështu do të duhet të luhet edhe ndeshja e pestë për t’u përcaktuar kampioni.

Në rast se arrijnë të fitojnë “xehëtarët”, titulli do t’ju takojë atyre.

Loja Peja – Trepça, transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

________________________________________________________________________________________

18:20 – Ka përfunduar pjesa e parë e finales së katërt në mes të Pejës dhe Trepçës.

Skuadra pejane është në epërsi në “Karagaç” me rezultat 53:48.

Mbetet të shihet se kujt do t’i takojë kjo ndeshje.

Loja Peja – Trepça, transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

________________________________________________________________________________________

17:50 – 30 me 26, është rezultati i çerekut të parë të finales së playoff-it të basketbollit.

Në “Karagaç”, Peja është në epërsi prej katër pikësh ndaj Trepçës.

Mbetet të shihet nëse vendasit do të arrijnë ta fitojnë ndeshjen apo fitorja do t’ju takojë mysafirëve.

Në rast se fitojnë sonte “xehëtarët” do të shpallën kampion për shkak se i kanë dy fitore ndaj “shqiponjave”.

Cila skuadër do të arrijë që t’i bëjë tri fitore do të stolisen me trofeun e kampionit.

Ndeshja Peja – Trepça po transmetohet në Klan Kosova/ Klankosova.tv

________________________________________________________________________________________

17:15 – Ka nisur finalja e katër e playoff-it të basketbollit.

Në “Karagaç” përball njëri tjetrit po luajnë Peja dhe Trepça.

Aktualisht seria e finaleve është 2 me 1 në favor të klubit mitrovicas.

Nëse eventualisht “xehëtarët” e fitojnë ndeshjen e tretë do të shpallen kampion.

Në të kundërtën pritet të luhet edhe ndeshja e pestë në “Minatori” për t’u përcaktuar kampioni.

Ndeshja Peja – Trepça po transmetohet në Klan Kosova./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

lajme të ngjashme