Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banori i Kçiqit të vogël: Kemi qenë në rrezik nga zjarret, por falë Zotit kemi shpëtuar

NULL NULL
11.08.2025 08:19

Zjarret e mëdha që ndodhën në fshatin Kçiq i vogël të Mitrovicës shkaktuan goxha dëme.

Njëri nga të prekurit është edhe Ruzhdi Sylejmani, të cilit iu dogj stalla e lopës.

Sylejmani tregoi se çfarë hoqi me anëtarët e familjes për t’i shuar flakët.

“Këtu është stalla. Këtu e kam pasur lopën, por shyqyr Zotit lopa ka shpëtuar. Aty i kam pasur edhe krunet e lopës, edhe miellin e kam pasur. Aty e kam pasur edhe shupën me dru plot edhe furrën me të cilin gatuanim. Aty ka qenë edhe garazhi i veturës si dhe 5 metra qymyr”, tha ai.

“PO e shihni edhe vet. Unë me dëme nuk mund ta përshkruajë. Por, shyqyr prej Allahut shtëpia ka shpëtuar. Ma e keqja ka qenë që vëllai që banon më lart, ai ka qenë më në rrezik. Falë Zotit nuk jemi lënduar asnjë. Kemi qenë në gatishmëri krejt anëtarët i madh e i vogël, me çka kemi pasur mundësi”, deklaroi ai për Klan Kosovën.

lajme të ngjashme