Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët të frikësuar dhe të uritur teksa Izraeli hyn në zemër të tri zonave në Rripin e Gazës

NULL NULL
05.12.2023 16:56

Banorët e Gazës janë shprehur të frikësuar dhe të uritur, pas sulmeve izraelite në Khan Younis, në jug të Gazës.

Një grua izraelite i tha BBC-së se po jetojnë në rrethana shumë të këqija dhe nuk po e dinë çfarë të bëjnë në këto momente trishtimi.

“Fëmijët dhe adoleshentët janë të frikësuar, të gjithë janë të frikësuar dhe të uritur. Shpresa jonë e vetme është Zoti. Siç dëgjuat, ka bombardime të vazhdueshme për momentin”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, forcat izraelite kanë bërë të ditur se tashmë janë “në zemër” të tri zonave të Rripit të Gazës, përfshirë qytetin Khan Younis.

Forcat Mbrojtëse të Izraelitë thanë se janë “në ditën më intensive që nga fillimi i operacionit tokësor, të vrarëve dhe përdorimit të zjarrit nga toka e ajri”.

lajme të ngjashme