Banorët e Wuhanit në radhë për t`u testuar NULL NULL 15.05.2020 08:42 15.05.2020 08:42 Qyteti kinez i Wuhanit – ku u shfaq virusi vitin e kaluar – ka filluar testimin e tërë popullatës për koronavirusin pasi një grup i vogël rastesh u shfaqën në qytet. Rreth 11 milionë banorë janë duke u testuar në tenda të improvizuara në parqe, komunitete rezidenciale dhe parkingje, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.