Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët e “Urës së Gjakut” dhe Shipolit s’kanë kah ecin, trotuaret të bllokuara nga veturat

NULL NULL
14.01.2026 23:30

Banorët e lagjes “Ura e Gjakut” dhe lagjes së Shipolit në Mitrovicë, po ankohen për bllokim të trotuareve nga veturat.

Në adresën e Klankosova.tv, drejtori i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, Mustafa Kajtazi, ka thënë se kjo po e shqetëson shumë komunitetin e kësaj ane.

Ai tha se trotuaret e tërë rrugës “Dëshmorët e Kombit” janë të bllokuar për këmbësorë dhe banorët duhet të ecin rrugës duke u rrezikuar nga automjetet.

“Arsyeja është se në të dy anët e rrugës trotuaret janë të zëna me parkim të automjeteve dhe me mallra të dyqaneve të ndryshme”, ka thënë Kajtazi.

Qytetari në fjalë ka dërguar edhe foto si dëshmi të këtij denoncimi, duke potencuar se 80% e trotuareve të kësaj rruge vazhdimisht janë të bllokuar nga makinat. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme