Banorët e Stapanicës së Klinës ndihen të rrezikuar nga një objekt i pabanuar (FOTO) NULL NULL 03.02.2025 16:40 03.02.2025 16:40 Objekti i pabanuar në Stapanicë të Klinës. Banorët e fshatit Stapanicë të komunës së Klinës po ndihen të rrezikuar nga një objekt i pabanuar. Për Klankosova.tv, banorët kanë thënë se ky objekt ndodhet 50 metra larg shkollës dhe se në këtë mënyrë po rrezikohen fëmijët. Ata gjithashtu thanë se kanë bërë kërkesë në komunë për rrënimin e këtij objekti, por sipas tyre, ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Kujtojmë se në mbrëmjen e së shtunës, tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar, në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Viktimat ishin brenda kur u shemb pllaka e këtij objekti i cili i zuri përfundi./Klankosova.tv.