Bankat Komerciale i fituan mbi 107 milionë euro nga kreditë NULL NULL 15.11.2022 13:03 15.11.2022 13:03 Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur që të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-shtator. Kështu thotë raporti i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas BQK-së për nëntë muaj nga kreditë bankat kanë fituar plot 107.7 milionë euro. Në raportohet vërehet se ka pasur rritje të normës së interesit. Norma ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka shkuar në 6.3. Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5 për qind. Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9 për qind, apo me një dallim prej 4.4 për qind në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi.