Banka Qendrore Evropiane: Jemi afër kulmit të inflacionit NULL NULL 10.11.2022 18:25 10.11.2022 18:25 Një anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane deklaroi se pika e inflacionit është pothuajse në kulm, në zonën e euros. Eurozona është duke luftuar kundër rritjes së inflacionit për rreth një vit, me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në shtator 2021, inflacioni total në eurozonë qëndroi në 3.4%, që përfaqësonte nivelin më të lartë të 13 viteve. Megjithatë, këto shifra janë rritur me shpejtësi, me inflacionin total që ka arritur nivelin më të lartë historik prej 10.7% muajin e kaluar. Por një anëtar i BQE-së beson se rritja e çmimeve mund të bjerë, raporton CNBC, transmeton KlanKosova.tv. Pika e inflacionit është pothuajse në pikën kulminante, tha për CNBC, Edward Scicluna, i cili është gjithashtu Guvernator i Bankës së Maltës. Ai paralajmëroi megjithatë se ka shumë pasiguri dhe se banka qendrore mbetet e varur nga të dhënat. Banka Qendrore Evropiane, po publikon parashikimet e reja ekonomike në mes të dhjetorit, kur do të mblidhet për një vendim tjetër për normat. Në shtator, Banka Qendrore parashikoi një normë vjetore të inflacionit prej 8.1% këtë vit dhe 5.5% për vitin 2023. Mandati i BQE-së është të punojë drejt një inflacioni total prej 2%.