Banka e Shqipërisë: Në mars të këtij viti u miratuan 36.2 miliardë lekë hua NULL NULL 29.04.2025 14:35 29.04.2025 14:35 Kredia për ekonominë shqiptare ka marrë një hov gjatë pranverës në Shqipëri. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mars bizneset dhe individët kanë marrë më shumë hua. Gjatë marsit të këtij viti bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë aprovuar 36.2 miliardë lekë ose 6.2 miliardë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë. Nëse bëjmë një vlerësim të së njëjtës periudhë të viteve të kaluara, rritja rezulton edhe më e fortë. Bizneset kanë kërkuar më shumë hua nga bankat e nivelit të dytë për të zgjeruar investimet në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit shfaqën kërkesë të lartë për kredi, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Mbizotëroi kërkesa për hua nga bizneset sidomos në sektorin e turizmit. Gjatë kësaj vere parashikohet që Shqipëria të presë një fluks turistësh të huaj. Po ashtu edhe kërkesa për kredi e individëve ishte e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave. Në gjykimin e bankave, normat e përgjithshme të interesit dhe përmirësimi i treguesit të besimit të biznesit nxitën më tej kërkesën për kredi në tremujorin e parë të vitit. Ndërkohë në total niveli i kreditimit rezulton me një rritje më të fortë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin mars portofoli total i kredisë ka arritur në 864,9 miliardë lekë. KREDITE E REJA Mars 2025 36,2 mld leke Mars 2024 30 mld leke Mars 2023 27.9 mld leke /abcnews.al