Banka Botërore 22 milionë euro për rifunksionalizimin e Kanalit të Ibrit NULL NULL 07.10.2016 08:37 07.10.2016 08:37 Banka Botërore ka bërë me dije se do t’i japë Kosovës një kredi prej 22 milionë eurosh, për një projekt që do ta bëjë rifunksionalizimin e Kanalit të Ibrit në kapacitetin e tij origjinal. Kjo kredi që i është dhënë Kosovës për një periudhë 25 vjeçare, do të jetë me pesë vjet grace periudhë, transmeton Klan Kosova. Uji i këtij kanali do të përdoret për prodhimin e energjisë, për miniera, për agrikulturë dhe për përdorim amvisërie. Në këtë regjion ku përfshihet edhe Prishtina, pothuajse tërësisht varet nga prodhimi i këtij kanali. Ky projekt parashihet të përfundohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik deri në virin 2022. Në projekt do të marrë pjesë edhe Ibër-Lepenci.