Banesat kolektive përfshihen nga flakët në Plemetin (VIDEO) NULL NULL 12.05.2022 18:48 12.05.2022 18:48 Banesat kolektive në Plemetin janë përfshirë nga flakët. Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video ku shihet që banesat e përfshira nga flakët. “Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, ka shkruar Ahmeti. Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, mirëpo për momentin nuk kanë qenë të qasshëm.