Përballja në Viti: Kush përuroi rrugë të re, një ditë para zgjedhjeve? (VIDEO) NULL NULL 08.11.2025 20:51 08.11.2025 20:51 Pak orë para se të nis procesi zgjedhor për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dikush zgjodhi që t’i japë goxha bujë një projekti që as ka nisur dhe as ka përfunduar. Bëhet fjalë për lëshimin për qarkullim të dy shiritave rrugorë që gjenden në fshatin Gërlicë të Ferizajt, dhe të cilët ua mundësojnë qytetarëve të Vitisë kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi, i cili ia ka dhënë meritat për këtë projekt Qeverisë në detyrë. Hysen Durmishi, u.d. i ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Planifikimit dhe Mjedisit Hapësinor, për Klan Kosovën ka thënë se duhen edhe dy muaj që të përfundojë ky projekt. /Klankosova.tv