Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balluku: Nga porti i Vlorës do të sjellim gazin amerikan në Ballkan

NULL NULL
20.10.2022 11:04

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku u shpreh në fjalën e saj në Kuvend se me ndërtimin e portit të Vlorës do të vijë gazi i lëngshëm amerikan në Ballkan, që do të zëvendësojë gazin rus, raporton “Euronewsalbania”.

“Me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës, do të vijnë të gjitha anijet që do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan për të zëvendësuar gazin rus. Por kjo nuk ju pëlqen se ju jeni financuar nga gazi rus, por taksirat e keni, Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës. Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projekteve më në të rëndësishme për sigurinë energjetike, do ndërtojë pjesën e parë të gazsjellësin Adriatik-Joninan. Janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier”, u shpreh Balluku.

lajme të ngjashme