Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve

NULL NULL
15.08.2022 16:00

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, ua ka ndërprerë kontratat katër futbollistëve.

Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilvio Hoffman dhe Arens Mateli nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi.

“Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim . Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, njofton ekipi nga Suhareka, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme