Ballkani me epërsi ndaj Ferizajt, mbyllet pjesa e parë NULL NULL 28.09.2024 15:50 28.09.2024 15:50 FC Ballkani, foto ilustruese Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve Ballkani-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani karshi Ferizajt po qëndron në epërsi, me golin e Adetunji në minutën e 9’, dhe me golin e Giovannit në minutën e 36′. Nga ana tjetër, Ferizaj pati mundësi të mirë të shënonte nga penalltia, por që Gligorov e humbi atë në minutën e 49’. Rezultati i pjesës së parë u mbyll 2:0, raporton Klankosova.tv. Ndërkaq, pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Dritës u mbyll me rezultat 0:0. Asnjëra skuadër nuk arriti të tundte rrjetat e njëra-tjetrës.