Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani me emocion përshëndetet me Lindon Emërllahun

NULL NULL
10.02.2025 21:37

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ia ka dedikuar një postim prekës Lindon Emërllahut, futbollistit nga akademia e klubit i cili pasi u dëshmua teh suharekasit siguroi kalimin te gjiganti rumun, Cluj.

“FC Ballkani ka arritur marrëveshje për transferimin e Lindon Emërllahut te FC Cluj në Rumani, skuadër kjo me të cilën kemi raporte të shkëlqyera”, njofton klubi fillimisht në postimin e tyre në Facebook.

“Falenderojmë nga zemra lojtarin fantastik, që nuk ka kursyer kurrë asgjë nga vetja për fanellën e klubit të tij të zemrës. I rritur e formësuar në Akademinë e FC Ballkanit, asi ynë ka dëshmuar se si me përulësi e punë të jashtëzakonshme, një futbollist shndërrohet në yll e në idoll të tifozëve”.

Ballkani e quajti ikonë Emërllahun, dhe ia la hapur gjithmonë derën, pasi e konsideroi shembull për gjeneratat pasuese.

“Gjeneratat e reja sot e kanë modelin që duhet marrë shembull, rrugën që duhet ndjekur për të lënë gjurmë, jo vetëm në klubin e zemrës e qytetin e tij, por në ekipin kombëtar e më gjerë”.

“Lindon Emërllahu do të mbetet ikonë e etapës më të ndritshme të FC Ballkanit, duke e pasur përherë të hapur derën e klubit dhe zemrën e çdo tifozi”.

“Faleminderit kampion për çdo gjë që ke dhënë për FC Ballkanin, të priftë fati në skuadrën e re e sukseset mos t’u ndalshin. Ti gjithmonë je njëri prej nesh 🧡🖤“.

lajme të ngjashme