Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani ia thellon krizën Llapit, e mposht në derbi

NULL NULL
14.12.2024 14:56
Foto ilustruese

Ballkani e ka mposhtur Llapin me rezultat 2:1 në derbin e kësaj jave të Superligës së Kosovës në futboll.

Suharekasit kaluan në epërsi ndaj llapjanëve në minutën e 33-të të takimit, ku Jashanica u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Përkundër tentimeve nga të dyja ekipet, nuk pati më gola në pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, pas një ore lojë, Inacios dyfishoi epërsinë e Ballkanit, kurse 15 minuta më vonë, Tahiri ngushtoi epërsinë.

Derbi deri në fund u bë edhe më i zjarrtë, por që as Ballkani e as Llapi nuk arritën që t’i tundnin më rrjetat.

Kjo ishte fitorja e parë e Ballkanit nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Orges Shehi, ndërsa Llapi i Tahir Batatinës  s’ka arritur që të fitojë në 10 ndeshjet e fundit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.