Ballkani i hedh biletat në shitje, këto janë çmimet NULL NULL 07.07.2023 17:45 07.07.2023 17:45 Ballkani do të përballet me Ludogorets në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve. Në lidhje me këtë klubi suharekas ka bërë të ditur se kanë dalë biletat në shitje, për ndeshjen e parë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45, më 11 korrik. Tifozët e ekipit të Ballkanit “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri. Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dhe VIP 25 euro ( te perfshira pijet )