Ballkani fiton Superkupën “Kosovë-Mërgatë” NULL NULL 17.11.2024 17:00 17.11.2024 17:00 Ballkani e ka fituar Superkupën “Kosovë-Mërgatë” ndaj Kosova Dusseldorf, me rezultat 1-0. Engjëll Ajazaj e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim, njofton Klankosova.tv. Ky duel u përcoll me brohoritje të mbi 2 mijë tifozëve për të dyja skuadrat, derisa para se të fillonte takimi, mërgata shqiptare në Dyseldorf kishte përgaditur një program kulturo-artistik, me motive kombëtare. Ndryshe, të dyja klubet mbrëmë kanë nënshkruar një kontratë partneriteti, për t’i hapur rrugë futbollistëve shqiptarë që të rriten në mënyrë sa më profesionale.