Ballkani dyfishon epërsinë ndaj Dukagjinit NULL NULL 11.08.2024 17:47 11.08.2024 17:47 Me avantazhin minimal të vendasëve, është mbyllur pjesa e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë. Pos golit të realizuar për Ballkanin nga Queven Inacio, 45 minutat e para u karakterizuan edhe me raste të shumta nga të dyja skuadrat, raporton Klankosova.tv. Si shkak i protestave të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve në këtë takim, trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi është ndëshkuar me karton të verdhë. Edhe në pjesën e dytë, i njejti futbollist u kujdes t’i ndryshojë shifrat. Braziliani Inacio Da Silva me një goditje të fortë dhe precize jashtë zonës së 16 metërshit, realizoi gol fantastik për Ballkanin, njofton Klankosova.tv Ky duel është i vlefshëm për xhiron e parë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.