Balliu para ndeshjes kundër Barcelonës: Do ta kemi shumë vështirë… NULL NULL 16.02.2025 16:21 16.02.2025 16:21 Barcelona do të përballet këtë të hëne me Rayo Vallecano me fillim nga ora 21:00, shkruan Klankosova.tv Para ndeshjes, mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, foli për ‘RAC1’ dhe pranoi se do të jetë një ndeshje shumë të vështirë ndaj katalanasve. “Barça ka luajtur gjithmonë mirë. Ne i kemi analizuar ata dhe ata gjithmonë kanë luajtur futboll të mirë. Ajo që u ka munguar në vitet e fundit ka qenë gjendja fizike, por këtë vit ata janë mjaft mirë”, tha ai. Ndërkaq, Balliu komentoi edhe formën e mirë të klubit të tij, të cilët janë të renditur në pozitën e 6-të në tabelë me 35 pikë. “Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe objektivi ynë është shumë larg Europës, por po e gjejmë veten në atë zone, që është më argëtuese se sa më poshtë. Po luftojmë kundër skuadrave që apriori janë më të mira se ne”, tha Balliu, i cili shprehu dëshirën për të rinovuar kontratën me Rayo Vallecanon, e cila skadon në fund të sezonit.