Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballafaqimi Kosovë-Turqi, ish-kapiteni i ‘Dardanëve’: Emocion i papërshkrueshëm (VIDEO)

NULL NULL
31.03.2026 14:09

Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Kosovës ka folur për ballafaqimin historik që sonte djelmoshat dardanë do e zhvillojnë ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikimit në Kupën e Botës.

Ai tha se është emocion i papërshkrueshëm se sa afër është Kosova në Kampionat Botëror, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Rashkaj foli edhe për një moment tjetër të veçantë, atë të ndeshjes mes Kosovës dhe Haitit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Ka qenë ndeshje historike. I gjithë shteti u ngrit në këmbë, dhe atëherë u kuptua se sa peshë kishte ajo”, u shpreh Rashkaj.

Pos tjerash, ai tha se kur është dëgjuar himni i Kombëtares së Kosovës, ai e cilësoi si një ndër momentet më emocionuese.

lajme të ngjashme