Baleti Kombëtar i Kosovës e shënon 50 vjetorin e themelimit (VIDEO) NULL NULL 09.10.2022 20:31 09.10.2022 20:31 Baleti Kombëtar i Kosovës sonte po e shënon 50 vjetorin e themelimit. Në sallën “1 Tetori” në kryeqytet janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët janë duke e ndjekur këtë manifestim i cili shoqërohet me shfaqje të balerinëve. Njëri nga themeluesit e Baletit Kombëtar, Marsel Çollakaj, ka treguar për Klan Kosovën vështirësitë me të cilët janë ballafaquar në fillim. “Kanë qenë kohë me të vërtetë të vështira, sepse ka qenë një balet i panjohur i mazhorancës së popullit të Kosovës – atëherë kemi qenë të shtypur nga nacionalizmi dhe komunistët”, ka thënë Çollakaj. Me historinë kulturore të Kosovës në vitin 1972 u formuan dy trupa të suksesshme baleti. Gjatë kësaj periudhe, Baleti i Kosovës ka punuar me shumë artistë të ftuar nga e gjithë bota.