Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami: Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë  – vula e keqqeverisjes së VV-së

NULL NULL
21.04.2026 13:11

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë elektrike në vend.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike, ajo e cilësoi këtë si shembull të keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike është vula e keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje  që 6 vite”.

“Ju keni ardhur në pushtet, i keni fituar zgjedhjet duke premtuar që keni me shtetëzuar distribucionin”, deklaroi mes tjerash Bajrami, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme