Bajrami vendimtar, e çon Rangersin në finalen e Kupës së Skocisë NULL NULL 03.11.2024 19:25 03.11.2024 19:25 Nedim Bajrami ia dha vulën fitores së Rangersit. Në fakt, goli i sulmuesit të krahut të kombëtares shqiptare kishte vlerën e hiç më pak se finalja e Kupës së Skocisë, duke eliminuar kështu skuadrën e Motherwellit. Bajrami ia dha skuadrës së tij epërsinë në minutin e 81-të, duke realizuar për 1:2. Vendasit kaluan të parët në epërsi që e shënoi Andy Halliday në minutin e 25-të, kurse në minutin e 49-të, Cyriel Dessers i barazoi shifrat. Në finale, Rangersi do të takohet me Celticun më 15 dhjetor. Në gjysmëfinale, Celticu të shtunën e eliminoi Aberdeenin me rezultatin e thellë 6:0.