Bajraktari: Votimi i kandidatëve joshumicë veç e veç është shkelje kushtetuese (VIDEO) NULL NULL 26.08.2025 23:52 26.08.2025 23:52 Njohësi i Kushtetutës, Ardian Bajraktari, ka folur për situatën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. “Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, si ai i qershorit dhe veçanërisht ky i fundit, e njohin praktikën parlamentare si normë të zbatueshme”, ka thënë ai në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Në këtë drejtim, zgjedhja e nënkryetarëve është bërë, që nga fillimi, në dy forma, në dy pako të ndara. Në pakon e parë bëhet zgjedhja e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetin shumicë, ndërsa në pakon e dytë bëhet zgjedhja e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë”. Bajraktari tha se devijimet e këtij rregulli nënkuptojnë automatikisht shkelje edhe të vetë Kushtetutës. “Prandaj, çdo devijim ose shkelje e këtij rregulli, në rastin e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet, përbën mospërputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”. “Si rrjedhojë, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pika 108, mosrespektimi i këtij vendimi nënkupton automatikisht edhe shkelje të vetë Kushtetutës”.