Bahtiri për murin: Nuk ka qenë në projekt, e kemi lajmëruar Brukselin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri për murin: Nuk ka qenë në projekt, e kemi lajmëruar Brukselin

NULL NULL
06/12/2016

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se muri që ka nisur të ndërtohet në anën veriore të Mitrovicës nuk ka qenë në projektik e dakordësuar të rivitalizimit të urës.

Ai ka deklaruar se për këtë cështje ka lajmëruar Brukselin zyrtar, ndaj është duke pritur të mërkurën që një ekip nga atje të vijë për të përcjellë këtë zhvillim, njofton Klan Kosova.

“Është një projekt i Bashkimit Europian dhe cdo lëvizje nga ai projekt duhet rrënuar. Projekti i rivitalizimit të urës është i punuar në mënyrë perfekte. Ata e kanë nisur një mur sepse e kanë nisur rregullimin e sheshit në atë anë. Por unë e kam lajmëruar BE-në, sepse kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar. Kështu që shikojmë me ekipin që vjen nga Brukseli”.

“Shpresoj shumë se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Nuk kam mundur të takohem me kryetarin e Mitrovicës Veriore, por jam duke e pritur ekipin nga Brukseli”. /klankosova.tv