Bahtiri nuk pajtohet me Ministrinë e Shëndetësisë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 16.01.2021 21:12 nga Qendresa Bellagoshi 16.01.2021 21:12 Pas kategorizimit të Komunës së Mitrovicës në zonën e kuqe të rrezikshmërisë me COVID-19, kanë ardhur kundërshtimet e kryetarit, Agim Bahtiri, në lidhje me këtë vendim. Bahtiri, këtë e ka cilësuar të padrejtë, ndërkaq ka kërkuar të verifikohen edhe njëherë statistikat dhe të rishqyrtohet vendimi. I pari i kësaj komune i tha Klan Kosovës se nëse nuk përmirësohet, mitrovicasit nuk kanë arsye ta respektojnë vendimin. Në Ministrinë e Shëndetësisë, konsiderojnë se Instituti është institucioni më relevant për të dhënat që lidhen me pandeminë. Ndërkaq edhe javë më parë, nga Mitrovica kishte kundërshtime për masat shtesë, pas të cilave komuna ishte ranguar në zonën e verdhë. klankosova.tv