Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri: Marrëveshja po realizohet me direktiva të BE-së (VIDEO)

NULL NULL
17.10.2015 16:40

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, ka thënë se heqja e barrikadave mbi lumin Ibër të Mitrovicës, që ndanë qytetin në dy pjesë, po bëhet në bazë të marrëveshjes për të cilën ka vendosur Bashkimi Europian, njofton Klan Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë me të filluar punimet për revitalizimin e Urës së Ibrit, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian në marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë.

Kryetari Bahtiri, policia e Kosovës dhe pjesëtarë të njësisë speciale të këtij organi si dhe shumë ndërkombëtarë, kanë dalë në terren për të vëzhguar nisjen e punës për largimin e “Parkut të Paqes”.

Në mesin e tyre nuk është parë Goran Rakiq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, për të cilin Bahtiri ka thënë se është në Beograd.

I pari i Mitrovicës e ka ripërsëritur se lëvizja e lirë e qytetarëve në të dyja anët e qytetit do të mundësohet në qershor të vitit 2016.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.