Bad News Eagles të 20-tit në renditjen botërore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bad News Eagles të 20-tit në renditjen botërore

NULL NULL
10.04.2023 21:46
Bad News Eagles

Bad News Eagles, po kalon një superformë në lojërat elektronike në CS:GO.

BNE është ngritur edhe në renditjen botërore, duke ‘rrëmbyer’ vendin e 20-të.

“Shqiponjat” ishin fantastikë duke arritur që të kualifikohen për herë të tretë në një garë Major.

Ekipi nga Kosova, u kualifikua edhe në Majorin e Parisit, një nga turnetë më të mëdha në CS:GO.

E për të arritur këtu, u deshtë të kalonin një rrugë goxha të mundimshme.

Bad News Eagles, arritën që ta mposhtin ata fituan ndaj FaZe, ekipi i dytë më i mirë në botë.

Më pas triumfuan edhe ndaj gjermanëve të GamerLegion për t’u kualifikuar në ‘Legends Stage’.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Bad News Eagles, renditen në vendin e 20-të në botë