Bad News Eagles sot zhvillojnë duelet e radhës NULL NULL nga Shpend Spahija 14.03.2023 09:56 nga Shpend Spahija 14.03.2023 09:56 Ekipi nga Kosova i CS:GO, Bad News Eagles, zhvillojnë sot duelet në dy gara të ndryshme. Së pari nga ora 12:30 në kuadër të “BetBoom Playlist Urbanistic 2023”, sinnopsyy, rigoN, juanflatroo, gxx- dhe SENER1, ballafaqohen me ekipin francez HEET. Në këtë garë është ende duke u zhvilluar faza e grupit, ku 8 ekipet më të mira nga 16 gjithsej sa marrin pjesë, kualifikohen tutje. “Shqiponjat” kosovare nga tri ndeshjet e para i kanë dy fitore dhe një humbje. Ndërsa në mbrëmje me fillim nga ora 19:00, Bad News Eagles ballafaqohen me ekipin portugez, SAW, në kuadër të “ESL Challenger League Season 44 Europe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.