Baballarët janë më të vëmendshëm ndaj vajzave se ndaj djemve, thotë studimi NULL NULL 29.09.2021 11:39 29.09.2021 11:39 Baballarët janë disa nga njerëzit më të rëndësishëm në botë. Ata kujdesen për fëmijët e tyre, i rrisin dhe gjithnjë e më shumë po bëhen prindër që qëndrojnë në shtëpi. Por rezulton se ata i kushtojnë më shumë vëmendje vajzave të tyre, dhe sjellja e truri i tyre janë nën ndikimin e gjinisë së fëmijëve të tyre. Ne jemi të gatshëm t’ju tregojmë se çfarë do të thotë kjo dhe si mund të ndikojë në të ardhmen e një fëmije. Një studim doli me rezultate të papritura të baballarëve që ndërveprojnë me fëmijët e tyre, dhe ju ftojmë që të ‘gërmoni’ më thellë me ne. Studimi përfshiu 52 baballarë djemsh ose vajzash të moshës 1-2 vjeç. Studiuesit vështruan se si baballarët ndërvepronin me fëmijët e tyre dhe bënë skanime MRI të trurit të tyre. Zbuluan se gjinia e fëmijës ka një efekt të drejtpërdrejtë në atë se si do të duket marrëdhënia me babanë e tyre. Kalimi i kohës me babanë Para së gjithash, baballarët e vajzave këndojnë dhe fishkëllejnë më shumë me vajzat sesa me djemtë e tyre, ndërsa baballarët e djemve janë më të përfshirë në lojëra të ashpra dhe me forcë. Falë kësaj, djemtë kanë më shumë gjasa të jenë të njohur në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre. Reagimi i baballarëve ndaj emocioneve Baballarët kanë një reagim më të madh ndaj fytyrave të lumtura të vajzave të tyre. Por baballarët e djemve reaguan më shumë ndaj shprehjeve të tyre neutrale të fytyrës. Kjo mund të nënkuptojë që burrat me vajza kënaqen të shohin fytyrat e lumtura të fëmijëve të tyre më shumë sesa ata me djem. Bisedat me babanë Baballarët madje flasin ndryshe me fëmijët e tyre. Me djemtë, baballarët përdorin gjuhën e arritjeve. Por me vajzat ata flasin më shumë për trupin dhe emocionet e tyre dhe përdorin gjuhë analitike. Një komunikim i tillë mund të çojë në pakënaqësinë e trupit tek vajzat, si dhe t’u sjellë atyre suksese akademike. Kujdesi nga babai Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, baballarët janë më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm ndaj vajzave sesa ndaj djemve. Ata gjithashtu i kushtojnë më shumë vëmendje vajzave dhe pikëllimit të tyre. Kjo mund t’u ndihmojë vajzave të zhvillojnë më mirë ndjeshmërinë, por djemtë mund të bëhen të mbyllur emocionalisht kur të rriten. Dashuria është përgjigje Siç mund ta shihni, këto detaje dhe veprime në dukje të vogla mund të kenë një ndikim të madh në jetën e ardhshme të një fëmije. Sigurisht, secili prind zgjedh mënyrën për të rritur fëmijën e tij, por vlen të theksohet se gjinia nuk është gjithçka dhe dashuria është shumë më e rëndësishme.