Babai vret dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vetëveten në Neumark të Gjermanisë NULL NULL 25.02.2025 21:17 25.02.2025 21:17 Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Neumark të Gjermanisë mëngjesin e kësaj të marte. Forcat gjermane të rendit, kanë gjetur trupat e pajetë në një shtëpi në lagjen Schonbach, pasi një dëshmitar alarmoi policinë, transmeton klankosova.tv. Sipas mediave gjermane, fëmijët ishin 5 dhe 2 vjeç e nga të dhënat e para, besohet se fillimisht babai ka vrarë dy fëmijët e tij para se t’i jepte fund edhe jetës së tij. Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet e policisë gjermane ku u tha se dy fëmijët ishin motër dhe vëlla. Kryetari i Qarkut, Thomas Hennig (CDU), shprehu trishtimin e tij mbi rastin. “Si baba, jam i shokuar nga një tragjedi e tillë. Mendimet e mia janë me ata që kanë mbetur pas dhe me njerëzit e prekur në lagjen Neumark.” Identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.